Ndërlidhjet

Mbi 20 viktima të reja në Jemen


Jemen - foto arkivi
Jemen - foto arkivi

Sulmet ajrore në Jemen, të udhëhequra nga Arabia Saudite, si dhe përleshjet në qytetin Aden kanë lënë të vrarë 21 persona dhe kanë plagosur afro 90 të tjerë.

Sulmet ajrore kanë goditur pozicionet e rebelëve Huthi në veri të Adenit, duke vrarë gjashtë luftëtarë.

Paraprakisht, shtatë rebelë dhe tetë ushtarë, besnikë ndaj presidentit në mërgim, Abd-Rabbu Mansur Hadi, janë vrarë në luftime.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Suadite ka nisur sulmet ajrore në muajin mars, pasi rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Jemenit, duke detyruar Hadin të largohet nga vendi.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 3,000 njerëz janë vrarë në Jemen qysh në mars - gjysma e tyre civilë.

XS
SM
MD
LG