Ndërlidhjet

Tsipras: Votuesit të votojnë kundër “shantazhit”


Alexis Tsipras
Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka kërkuar nga votuesit që në referenudmin e 5 korrikut ta kundërshtojnë “shantazhin”.

Ai sot ka kërkuar nga votuesit që t’i kundërshtojnë “sirenat e frikësuesve” dhe ka këmbëngulur se çështja nuk ka të bëjë me praninë e Greqisë në Bashkimin Evropian.

Në referendum, votuesit do të përcaktohen nëse do t’i mbështesin kushtet për marrje të mëtejshme të kredive ndërkombëtare, pas disa muajve të negociatave me kreditorët.

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë përgënjeshtruar pretendimet greke se vota “jo” do ta forcoj pozitën e Athinës në negociata për kredi dhe kanë tërhequr vërejtjen se vota “jo” mund të thotë largim të Greqisë nga eurozona.

XS
SM
MD
LG