Ndërlidhjet

Varoufakis: Qytetarët nuk do humbasin 30% të kursimeve


Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis
Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis

Një raport i Financial Times thotë se qytetarët grekë të cilët kanë kursime në bankë mund të humbin 30 për qind të dispozitave të tyre bankare për të mbështetur sistemin bankar të vendit të tyre.

Ky raport nga ministri grek i financave, Yanis Varoufakis është cilësuar si “thashethemë me qëllim të keq”.

Përmes një postimi në Twitter, Varoufakis vuri në dukje se kreu i Shoqatës së Bankave Greke e ka quajtur këtë pretendim si “krejtësisht të pabazë”.

E përditshmja britanike, duke cituar bankierë të paidentifikuar dhe biznesmenë, kishte raportuar se depozituesit grekë me mbi 8,000 euro në llogaritë e tyre bankare, mund të jenë të detyruar të japin një shumë parashë, njësoj siç ka ndodhur edhe me qytetarët e Qipros në vitin 2013, kur fondet e pasiguruara u konfiskuan me qëllim të stabilizimit të sektorit financiar.

Bankat greke janë mbullur që prej fillimit të javës.

XS
SM
MD
LG