Ndërlidhjet

Varoufakis akuzon kreditorët për “terrorizëm"


Protesta e sotme në Athinë kundër reformave të kreditorëve
Protesta e sotme në Athinë kundër reformave të kreditorëve

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka akuzuar kreditorët ndërkombëtarë për “terrorizëm”, vetëm një ditë para se grekët të votojnë nëse duhet apo jo që Greqia të qëndrojë në eurozonë.

Varoufakis ka thënë se kreditorët, ku përfshihet Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka “detyruar” Greqinë që të mbyllë bankat dhe të “mbjellë frikë tek njerëzit” dhe sipas tij, ky fenomen quhet “terrorizëm”.

Por ai ka shtuar se beson se “frika nuk do të fitojë”.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Greqia reforma, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për të zhbllokuar fondet e ndihmës.

Fushata për referendumin i cili do të mbahet më 5 korrik ka përfunduar sot. Votuesit do të vendosin nëse do të pranojnë reformat e kreditorëve apo vendi të dalë nga eurozona.

Kryeministri grek Alexis Tsipras, përpara 30,000 mbështetësve të votës kundër pranimit të reformave, të cilët po protestonin para parlamentit grek, ka thënë se “kjo nuk është një protestë. Është një festë e tejkalimit të frikës dhe shantazhit”.

Nëse nesër grekët votojnë për pranimin e reformave të kreditorëve, Tsipras ka premtuar se do të largohet dhe do të lejojë që qeveria e re të ndërmarrë shkrutimet e shpenzimeve të propozuara nga ndërkombëtarët.

XS
SM
MD
LG