Ndërlidhjet

Amano: Deri në fund të vitit mund të përfundoj hetimin për Iranin


Presidenti i Iranit Hassan Rohani dhe Yukiya Amano
Presidenti i Iranit Hassan Rohani dhe Yukiya Amano

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano thotë se ai mund të përfundojë hetimin e tij deri në dhjetor lidhur me dyshimet se Irani ka punuar fshehurazi për të zhvilluar armë bërthamore, nëse Teherani bashkëpunon.

“Mendoj se mund ta përfundojmë raportin deri në fund të vitit për të sqaruar nëse kjo çështje ka dimension ushtarak”, ka thënë Amano sot në Vjenë, duke iu referuar programit bërthamor të Republikës Islamike.

Amano i ka bërë këto komente pas kthimit nga Irani, ku është takuar me zyrtarë të lartë të vendit. Këto deklarata sygjerojnë se takimi i tij me presidentin iranian Hassan Rohani nuk ka rezultuar me arritjen e ndonjë marrëveshje.

Irani ka mohuar akuzat se ka dashur që të zhvillojë bombë bërthamore dhe ka refuzuar që të lejojë inspektorët e Agjencisë Bërthamore që të inspektojnë bazat ushtarake.

Irani dhe 6 fuqitë botërore kanë afat deri më 7 korrik që të arrijnë marrëveshje për programin bërthamor të Republikës Islamike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG