Ndërlidhjet

McCain: Trupat amerikane të qëndrojnë më gjatë në Afganistan


Senatori amerikan John McCain
Senatori amerikan John McCain

Senatori amerikan John McCain thotë se trupat amerikane që janë akoma në Afganistan, duke të qëndrojnë atje për një periudhë më të gjatë se sa ishte parashikuar, për të ndalur avancimin e talebanëve.

McCain i bëri këto komente sot në Kabul, ku po qëndron për vizitë.

Ai tha se forcat kombëtare të Afganistanit janë duke luftuar kundër talebanëve guximshëm por janë duke vuajtur nga humbjet e mëdha në fushëbetejë.

SHBA-të dhe trupat ndërkombëtare tashmë nuk po zhvillojnë asnjë operacion ushtarak në Afganistan por janë duke trajnuar forcat lokale.

Numri i trupave ndërkombëtare do të reduktohet edhe më shumë në fund të vitit 2016.

Por senatori McCain thotë se reduktimi duhet të bëhet bazuar në kushtet në terren dhe jo të merret vendimi në formë arbritrare, bazuar në data.

“Një tërheqje e trupave bazuar në kalendar-nga pikëpamja ime kjo do të ishte tragjedi. Do të ishte një hapësirë për talebanët që të tregohen të suksesshëm këtu në Afganistan”, tha ai.

Janë rreth 9,800 trupa amerikane që akoma janë në Afganistan nga afro 100,000 sa ishin në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG