Ndërlidhjet

Moska proteston për heqjen e memorialit në Poloni


Kremlin, foto nga arkivi
Kremlin, foto nga arkivi

Moska ka paralajmëruar Varshavën për “pasoja negative”, pasi qyteti perëndimor i Polonisë, e ka rrëzuar një monument të luftës sovjetike.

Autoritetet në Nova Sol kanë rrëzuar memorialin e ushtarëve polakë dhe ushtarëve të ushtrisë së kuqe, në fund të muajit qershor, duke e shndërruar atë në një grumbull rrënojash.

Ëadim Tyszkieëic, kryetari i Nova Sol, ka thënë në Facebook se “monument ishte i madh, i shëmtuar, gjithmonë i papastër”.

Ministria e Jashtme ruse në deklaratën lëshuar sot e ka përshkruar këtë veprim të autoriteteve polake si “një lëvizje ati-miqësore” dhe “shkelje flagrante” e marrëveshjes së vitit 1994 në mes të Polonisë dhe Rusisë për memorialet.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Polonisë ka thënë për Reuters se marrëveshja e vitit 1994, kishte të bënte vetëm për varrezat.

Marrëdhëniet në mes të Varshavës dhe Moskës janë përkeqësuar që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG