Ndërlidhjet

Tunizi: Shpallet gjendje e jashtëzakonshme


Presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi
Presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi

Presidenti i Tunisit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme sot, më shumë se një javë pasi një sulmues vramë 38 turistë të huaj në një plazh në Sousse.

Nuk ishte menjëherë e qartë se pse presidenti Beji Caid Essebsi vendosi që të deklarojë gjendje të jashtëzakonshme shtetërore ose se çka do të ndodhte pas këtij veprimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve raporton se presidenti do t’i drejtohet popullit më vonë gjatë ditës.

Sulmuesi i Sousse u vra nga policia tuniziane dhe grupi milirant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për këtë sulm. 30 nga viktimat ishin shtetas të Mbretërisë së Bashkuar.

XS
SM
MD
LG