Ndërlidhjet

Shqipëri: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e turistëve çekë


Policët shqiptarë
Policët shqiptarë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar të dielën të dyshuarin kryesor, S.M, për vrasjen e dy turistëve çekë.

Kapja e të dyshuarit nga autoritetet policore është bërë në fshatin Grudë, ku po fshihej i dyshuari, dhe është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës.

Arrestimin e të dyshuarit e ka përshëndetur edhe ministri për Punë të Brendshme i Shqipërisë, Saimir Tahiri.

“Faleminderit Policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”, shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Trupat e viktimave janë gjetur në automjetin, me të cilin po udhëtonin në një greminë rreth 15 metra poshtë rrugës.

Besohet se turistëve çekë u është ngritur pritë, që kishte për qëllim grabitjen e tyre.

Në gusht të vitit 2001, tre të rinj çekë, u zhdukën në veri të Shqipërisë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

XS
SM
MD
LG