Ndërlidhjet

Greqi: Varoufakis paraqiti dorëheqje, megjithë fitoren në referendum


Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis

Ministri i financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka paraqitur dorëheqje, megjithqë qeveria ka arritur fitore bindëse në referendumin për përgjigje ndaj kreditorëve ndërkombëtarë.

Në një deklaratë të sotme, zoti Varoufakis tha se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka vlerësuar se dorëheqja e tij “ndoshta do të ndihmoj në arritjen e marrëveshjes” dhe se për këtë shkak largohet nga ministria.

Mëtutje, ai ka theksuar se vendimi u bë për shkak të “preferencave nga disa pjesëmarrës evropianë dhe partnerët e përzier për mospraninë time në takimet” e tyre, dhe ka shtuar se “referendumi i 5 korrikut do të mbetet në histori si moment unik kur një vend i vogël evropian ngritet kundër varësisë nga borxhet”.

XS
SM
MD
LG