Ndërlidhjet

FMN e gatshme të ndihmojë Greqinë


Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde
Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha sot se është duke monitoruar situatën në Greqi dhe se është e gatshme ta ndihmojë Athinën.

Qytetarët grekë në referendumin e së dielës refuzuan kushtet e daljes nga kriza të propozuar nga kreditorët ndërkombëtarë, njofton Reuters..

“FMN e ka marrë parasysh referendum që dje u mbajt në Greqi. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe jemi të gatshëm ta ndihmojmë Greqinë nëse na kërkohet një gjë e tillë”, ka thënë drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde.

XS
SM
MD
LG