Ndërlidhjet

Sulmuesi vetëvrasës vret së paku 25 ushtarë sirianë


Aleppo, foto nga arkivi
Aleppo, foto nga arkivi

Një sulmues vetëvrasës me bomb e ka hedhur vetën në erë pranë zyreve qendrore të ushtrisë siriane në qytetin e Aleppos, duke vrarë së paku 25 ushtarë.

Sipas grupit monitorues me seli në Londër, sulmuesi ka qenë anëtarë i Frontit Nusra, e cila është degë e Al-Kaidas në Siri.

“Shpërthimi ishte i madh dhe u dëgjua në gjithë qytetin”, ka thënë Rami Abdel Rahman, ka thënë kreu i Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut, grup që evidenton dhunën në mbarë shtetin.

Nga ky shpërthim janë plagosur shumë njerëz.

Disa grupe islamiste së fundmi kanë ndërmarrë ofenziva për të marrë nën kontroll pjesët perëndimore të qytetit të Aleppos, të cilat i kontrollon qeveria.

Së fundmi rebelët kanë marr nën kontroll qarkun e al Zahra, e cila i sjellë ata më pranë zonave që kontrollohen nga qeveria.

Rahmi ka thënë se ushtria siriane i është kundërpërgjigjur këtyre ofenzivave me luftime të ashpëra duke përfshirë edhe bombardimet e caqeve të rebelëve me qëllim që të ndalin ofenzivat.

XS
SM
MD
LG