Ndërlidhjet

Jemen: Sulmet ajrore rrezikojnë bisedimet e armëpushimit


Sanaa, foto nga arkivi
Sanaa, foto nga arkivi

Shumë njerëz janë vrarë më 6 qershor nga sulmet ajrore në mbarë Jemenin, që ka hedhur hije mbi përpjekjet për ndërmjetësimin e një armëpushimi humanitar në mes të rebelëve Huthi dhe qeverisë në ekzil.

Agjencia shtetërore Saba, e cila udhëhiqet nga rebelët Huthi, ka raportuar se së paku 100 njerëz janë vrarë në disa incidente, përfshirë 54 në disa sulme në provincën Amran, e cila është në veri të kryeqytetit Sanaa.

Në mesin e të vrarëve, 40 viktima janë nga një shpërthim në tregun e qarkut Eyal Yazeed.

Agjencia Saba ka thënë se nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite gjithashtu janë vrarë mbi 40 persona në tregun e qytetit al-Foyoush.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndaljen e sulmeve ajrore dhe të luftimeve, të cilat deri më tani kanë lënë të vdekur rreth 3,000 njerëz në Jemen që prej muajit mars.

XS
SM
MD
LG