Ndërlidhjet

DASH publikon raportin vjetor për trafikim me njerëz


John Kerry
John Kerry

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur të mbajë Tajlanën në listën e vetë si shkelësin më të madh, sa i përket trafikimit me qenie njerëzore, pa marrë parasysh përpjkejet e Bankokut për të bllokuar këtë.

Deparamenti i Shtetit lëshoi raportin e tij vjetor për trafikim me njerëz, duke kritkuar dështimin e Tajlandës për të hetuar të përfshirët në trafikimin e njerëzve.

Kritika vjen pavarësisht një goditjeje mbi trafikimin në Tajlandë, në muajt maj dhe qershor, e cila akuzoi 72 persona, përfshirë 15 zyrtarë të shtetit.

Zyrtarët në Uashington thanë se këto zhvillime erdhën shumë vonë për të hyrë në raportin e fundit.

Edhe Rusia është në listën e zezë.

Në anën tjetër, Kuba dhe Malajzia u larguan nga lista e zezë.

Në të gjitha 23 vendet e klasifikuara në të ashtuquajturën “ shtetet e Tier-3”, thuhet se ato kanë dështuar të bëjnë përpjekjet minimale për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore.

Raporti për trafikimin me njerëz është një nga disa raportet vjetore që lëshohen nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Barack Obama tani ka 90 ditë për të vendosur nëse do të vendosë sanksione kundër shteteve që ndodhen në listën e zezë.

Në mbarë botën, besohet se 20 milionë njerëz janë viktima të trafikimit, të cilët punojnë më së shumti në miniera, ndërtimtari, prostitucion dhe shërbime shtëpiake.

XS
SM
MD
LG