Ndërlidhjet

NATO: Mbështetje Turqisë në luftën kundër militantëve të IS-it


Pamje nga mbledhja e sotme urgjente e ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel
Pamje nga mbledhja e sotme urgjente e ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel

NATO i ka dhënë Turqisë mbështetje të plotë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, në mbledhjen e sotme urgjente në Bruksel.

“Siguria e aleancës është e pandarë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të 28 vendeve anëtare të NATO-s pas takimit.

Ky takim ishte thirrur për ta vlerësuar kërcënimin nga grupi militant, Shteti Islamik, dhe për përgjigjen e Turqisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia nuk ka kërkuar ndihmë ushtarake dhe ka theksuar se ky vend e ka ushtrinë e dytë më të maadhe në aleancë.

Gjatë takimit me dyer të mbylluara, vendet anëtare kanë kërkuar nga Turqia që të mos përdorë forcë të tepërt dhe t’i vazhdoj përpjekjet paqësore me përfaqësuesit e pakicës kurde, i tha një zyrtar agjencisë AP në kushte të anonimitetit.

Javën e kaluar Turqia ka ndërmarrë goditje kundër demonstruesve kurdë në gjithë vendin, në kohën e njejtë kur i ka filluar sulmet ajrore kundë militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG