Ndërlidhjet

Ukrainë: Aktori Depardieu konsiderohet kërcënim


Gerard Depardieu
Gerard Depardieu

Ukraina e ka përfshirë në një listë të zezë aktorin e njohur francez, Gerard Depardieu, i cili tashmë e ka edhe shtetësinë e Rusisë, duke ia ndaluar hyrjen në këtë vend për pesë vjet, ka njoftuar mbrëmë vonë një zëdhënës i Shërbimit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës.

Ministria e kulturës e Ukrainës e ka identifikuar aktorin Depardieu dhe yjet e tjera ndërkombëtare të filmit, që kanë raporte miqësore me Rusinë, si kërcënim për sigurinë, kështu që filmat e tyre duhet të ndalohen.

Gerard Depardieu, së pari, i ka tmerruar liderët properëndimorë të Ukrainës, duke krijuar miqësi të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ishte raportuar se njëherë bile e kishte mohuar vetë ekzistencën e Ukrainës së pavarur.

“E dua Rusinë dhe Ukrainën, që është pjesë e Rusisë”, ishte cituar se ka thënë aktori.

Aktori i çmuar, por kundërthënës, i Francës, është larguar nga Parisi në shenjë të protestës lidhur me propozimet për tatime të njerëzve shumë të pasur dhe në janar të vitit 2013, i ishte dhënë pasaporta ruse, nga presidenti, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG