Ndërlidhjet

SHBA: Nuk amnistohet Edward Snowden


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni

Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë një peticion me të cilin kërkohet që Shtetet e Bashkuara ta falin ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, zbulimet e të cilit kanë shkaktuar tmerr ndërkombëtar dhe i kanë dëmtuar raportet me aleatët kryesorë amerikanë.

Në përgjigje të peticionit me 168 mijë mbështetës në faqen në Internet të Shtëpisë së Bardhë, Lisa Monaco, këshilltare për siguri të brendshme e presidentit, Barack Obama, tha mbrëmë se Snowden duhet të ballafaqohet me drejtësi.

“Ai duhet të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara dhe të gjykohet nga porota e kolegëve të tij, e jo të fshihet nën mbulesën e një regjimi autoritar”, tha Lisa Monaco, dhe ka shtuar se “tash ai po largohet nga konsekuencat e veprimeve të tij”.

Edward Snowden ka kërkuar azil në Rusi në vitin 2013, pasi ka zbuluar dokumente për vëzhgimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara në Internet, pastaj incizimet telefonike dhe për spiunimin ndaj aleatëve të jashtëm.

Këto zbulimi kanë shkaktuar ndërmarrjen e reformave në programin e vëzhgimit amerikan, por Shtëpia e Bardhë thotë se ato zbulime e kanë dëmtuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Një avokat i zotit Snowden në Moskë, tha se Shtëpia e Bardhë refuzon ta amnistoj atë për shkaqe “politike” e jo “juridike”.

XS
SM
MD
LG