Ndërlidhjet

Gjenden mbetje të një aeroplani, mund të jetë të flturimit MH370


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Mbetje të një aeroplani janë gjetur në brigjet e ishullit Reunion, në lindje të Madagaskarit në Oqeanin Indian.

Ato janë duke u studiuar për të parë nëse i takojnë fluturimit MH370, i Malaysia Arlines i cili u zhduk në vitin 2014, ka thënë Christian Retournat, anëtar i Forcave Ajrore të Francës, raporton CNN.

“Është herët për të thënë nëse këto mbetje janë të fluturimit MH370. Ne i kemi gjetur ato këtë mëngjes në brigjet e Saint Andre”, tha Retournat.

Mbetjet e aeroplanit- që duket se është përplasur- janë dërguar për studim, ka thënë ai.

Pjesa e cila është gjetur duket të jetë pjesë nga njëri krah të aeroplanit.

Sipas CNN ato janë dërguar të studiohen nga ekspertët të cilët do të kërkojnë për kodin që secili aeroplan ka, për të konfirmuar nëse këto mbetje i takojnë MH370.

Fluturimi MH370 u zhduk pasi u nis nga Kuala Lumpuri i Malajzisë më 8 mars të vitit 2014 për në Pekin.

Autoritetet thonë se ata akoma nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur me flturimin MH370, i cili humbi kontaktet me aeroportin në Kuala Lumpur.

Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë kanë përdorur satelitë për të mbledhur të dhëna dhe për të llogaritur se në cilën pjesë të Oqeanit Indian, ka mundur të përfundojë aeroplani.

Qeveria në Malajzi pas shumë hetimeve kishte deklauar se fluturimi 370 ka pësuar aksident dhe të gjithë pasagjerët dhe personeli i aeroplanit kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG