Ndërlidhjet

Përleshje e armatosur në Pakistan, 5 të vrarë


Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se të paktën dy ushtarë pakistanezë dhe tre militant talibanë janë vrarë gjatë një përleshje në një pikë kontrolli të sigurisë në provincën Khyber Pakhtunkëha në mëngjesin e sotëm.

Autoritetet thanë se beteja me armë zjarri filloi kur një grup prej rreth 10 militantëve sulmoi pozicionin pak para agimit.

Kjo përleshje vjen dy javë pasi sulmues vetëvrasës talibanë, të veshur me burka [mbulesa totale e grave] sulmuan një stacion policor në provincën Bannu, duke plagosur katër policë.

Ushtria e Pakistanit ka filluar një ofenzivë massive kundër talibanëve dhe grupeve tjera militante në korrik të vitit të kaluar.

Autoritetet janë betuar se do të intensifikojnë operacionet në zonat përgjatë kufirit me Afganistanin dhe vende tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG