Ndërlidhjet

Najib: Mbetjet e gjetura të avionit do dërgohen në Francë


Kryeministri i Malajzisë Najib Razak
Kryeministri i Malajzisë Najib Razak

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak ka thënë sot se mbetjet e aeroplanit që u gjetën në ishullin Reunion në Oqeanin Indian, ka “gjasa” të jenë të Boeing 777 dhe se ato do të dërgohen tek autoritetet franceze në Toulouse për të parë nëse i përkasin flutirmit MH370, shkruan Reuters.

“Lokacioni ku janë gjetur mbetjet është në përputhje me analizën e bërë nga ekipi hetimor malajzianë, në të cilën tregohej rruga nga jugu i Oqeanit Indian për në Afrikë”, thuhet në deklaratën e Najib.

Aeroplani i Malaysia Airlines ishte i tipit Boeing 777. Ai u zhduk më 8 mars të vitit 2014, teksa po shkonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin, me 239 pasagjerë në bord.

Najib tha se objekti i gjetur në Reunion, do të dërgohen për verifikim në agjencinë hetuese BEA në Toulouse të Francës.

Kryeministri malajzian gjithashtu tha se pavarësisht “alarmeve false” në të kaluarën, autoritetet nuk kanë hequr dorë nga kërkimi i këtij aeroplani.

“Unë ju premtoj familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre se çka do që të ndodhë, ne nuk do të heqim dorë”, tha Najib.

XS
SM
MD
LG