Ndërlidhjet

Talibanët konfirmojnë vdekjen e Mullah Omarit


Mullah Omar
Mullah Omar

Talibanët e kanë konfirmuar vdekjen e liderit të tyre Mullah Mohammad Omar.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, përmes një deklarate për media të lëshuar sot, ka konfirmuar se Omar ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje.

Më 29 korrik, zyra e presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani ka thënë se Mullah Omar ka vdekur në vitin 2013 në Karaçi të Pakistanit nga një sëmundje.

Edhe më herët ka pasur raportime për vdekjen e Mullah Omar por ato janë përgënjeshtruar nga talibanët.

XS
SM
MD
LG