Ndërlidhjet

Sulmet kurde vrasin 5 forca turke të sigurisë


Një polic turk, foto nga arkivi
Një polic turk, foto nga arkivi

Në sulmet e fundit mbi forcat turke të sigurisë janë vrarë 5 persona thonë zyrtarët.

Turqia ka fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), për valën e re të sulmeve ndaj forcave të sigurisë në juglindje të vendit.

Tre trupa turke, duke përfshirë edhe një oficer, u vranë sot kur militantët e PPK-së hapën zjarr në konvojin e policisë në provincën Sirnak, në juglindje të Turqisë.

Ushtria thotë se një rebel i PPK-së është vrarë pasi ushtria u përgjigj me kundërofenzivë.

Një polic turk dhe një civil gjithashtu janë vrarë gjatë një sulmi me armë zjarri në një çajtore në mbrëmjen e 29 korrikut, në qarkun Cinar, i qytetit kryesor të kurdëve në Diyarbakir.

Sulmet vijnë pasi Turqia javën e kaluar ka nisur sulme ajrore kundër pozicioneve të PPK-së në Turqi dhe Irak, duke prishur armëpushimin e arritur në vitin 2013 në mes të militantëve dhe qeverisë turke.

Sot mediat turke dhe irakiane gjithashtu kanë raportuar se avionët turk kanë sulmuar tre pozicione të PPK-së në Dohuk, një provincë në veri të Irakut.

XS
SM
MD
LG