Ndërlidhjet

Hollande: Ende nuk ka marrëveshje për kompensim me Rusinë


Pamje e luftanijes Mistral
Pamje e luftanijes Mistral

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka përgënjeshtruar pretendimet e Moskës, se Franca është pajtuar të paguaj kompensim për anulimin e shitjes së dy luftanijeve Mistral.

Dje më herët gjatë ditës, një ndihmës i aflërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se është arritur marrëvshja për kompensim ndërmjet Rusisë dhe Francës.

Mbrëmë, zoti Holande u tha gazetarëve se “diskutimet po vazhdojnë” dhe theksoi se vendimin do ta marrë “gjatë javëve të ardhshme”.

Parisi e ka ndalur dërgimin e dy luftanijeve në shtator të vitit 2014, në përgjigje të aneksimit ilegal të Krimesë në Ukrainë, nga ana e Rusisë, dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Kontrata, e cila ishte nënshkruar në vitin 2011, ishte shitja më e madhe e armatimit nga një shtet i NATO-s për Rusinë. Luftanija e parë është dashur të dërgohet në vitin 2014, ndërsa e dyta këtë vit.

Franca ka qenë nën presion të madh publik nga partnerët e vet evropianë dhe Shtetet e Bashkuara, për ta anuluar kontratën me Rusinë.

XS
SM
MD
LG