Ndërlidhjet

Kaliforni: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve


Pamje nga përpjekjet për fikjen e zjarrit me helikopter në një mal në Kaliforni
Pamje nga përpjekjet për fikjen e zjarrit me helikopter në një mal në Kaliforni

Guvernatori i shtetit amerikan, Kaliforni, Jerry Brown, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi më tepër se 20 zjarre të mëdha e kanë përfshirë pjesën veriore.

Zoti Brown tha se thatësitë e gjata dhe moti ekstrem kanë krijuar kushte për përhapjen e zjarreve.

Vlerësohet se afro 8 mijë zjarrfikës po përpiqen t’i ndalin zjarret.

Zyrtarët thanë se një zjarrfikës është vrarë dje duke u ballafaquar me zjarrin në pjesën verilindore të Kalifornisë.

“Kjo është një ngjarje e paprecedente e zjarrit që po ndodh në malet në gjithë Kaliforninë”, tha një zyrtar i zjarrfikësve amerikanë, duke iu referuar një zjarri në veri të San Franciskos, që nuk është nën kontroll.

Nga zjarret, afro 650 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG