Ndërlidhjet

Izrael: Vdiq një e re që ishte therrë me thikë në marshin homoseksual


Trajtimi i një pjesëmarrëseje të paradës në Jerusalem meqë ishte therrë nga një izraelit ekstrem ortodoks
Trajtimi i një pjesëmarrëseje të paradës në Jerusalem meqë ishte therrë nga një izraelit ekstrem ortodoks

Një e re izraelite, njëra nga 6 personat që ishin therrë me thikë gjatë marshit homoseksual në Jerusalem, ka vdekur sot nga plagët që ia kishte shkaktuar një sulmues i dyshuar izraelit ortodoks ekstrem.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, ka konfirmuar se vajza 16 vjeçare, Shira Banki, ka vdekur. Ajo ishte në gjendje kritike shëndetësore prej se ishte therrë me thikë në marshin e 30 korrikut.

Sulmuesi i dyshuar posa ishte liruar nga burgu, pasi e kishte vuajtur dënimin me 10 vjet burg, për shkak se i kishte therrë me thikë pjesëmarrësit e paradës së homoseksualëve në Jerusalem, në vitin 2005.

XS
SM
MD
LG