Ndërlidhjet

Vriten 6 militantë në Kaukazin Verior


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet ruse thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë gjashtë militantë në Republikën e Kabradio-Balkaria, në Kaukazin Verior.

Komiteti Kombëtarë Antiterrorist ka thënë sot se militantët janë rrethuar në një objekt banesor gjatë një operacioni antiterror në kryeqytetin e këtij rajoni, Nalchik.

Këto raportime vijnë dy javë mbasi 6 militant të dyshuar ishin vrarë gjatë një operacioni nga forcat e sigurisë në Nalchik.

Në Kaukazin Verior, i cili është kryesisht i banuar me myslimanë, sulmet dhe luftimet në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve dhe kryengritësve islamik, kanë filluar që prej luftave separatist pas rënies së Bashkimit Sovjetik në Çeçeni, që ndodhet në lindje të Kabradino-Balkarias.

XS
SM
MD
LG