Ndërlidhjet

Miratohet edhe ligji për Gjykatën Speciale


Kuvendi i Kosovës miratoi me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale. Miratimi u bë me shumicë votash por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës të cilat bojkotuan punimet e Kuvendit.

Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Autoritetet thanë se nuk kanë pasuar mundësi të ushtrojnë ndikim në tekstin e ligjit.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.

Të dyja ligjet u miratuan pak kohë pasi që Kuvendi miratoi me 82 vota për ndryshimet kushtetuese për ngritjen e Gjykatës së Posaçme. Rivotimi i së hënës pasoi dështimin e parlamentit për të miratuar këto ndryshime më 26 qershor.

XS
SM
MD
LG