Ndërlidhjet

Tetovë: Nga vërshimet – të vdekur dhe të lënduar


Pamje nga dëmet në Tetovë
Pamje nga dëmet në Tetovë

Pesë persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lëduar nga vërshimet dhe stuhia e fuqishme që kanë goditur mbrëmë rajonin e Tetovës në Maqedoni.

Katër nga viktima janë fëmijë të fshatit Shipkovicë dhe një i moshur nga Reçica e Madhe.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Reshjet e shiut kanë qenë aq të fuqishme sa që kanë mjaftuar 15 minuta që lumi Pena të dalë nga shtrati dhe të vërshoj tërë qytetin.

Gjendja më e rëndë paraqiteti në zonat malore ku fshatra të tërë mbeten të izoluar për shkak të bllokimit të rrugëve nga drunjët dhe gurët.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka formuar shtabin e krizës për të koordinuar aktivitetet në ndihmë të popullatës së goditur nga vërshimet, ndërsa në dejtim të zonave të goditura kanë shkuar edhe ekipe të zjarrëfikësve nga Shkupi, por edhe ekipe të tjera për rastet e krizave.

Qeveria e maqedonisë sot do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshmëe për të shqyrtuar gjendjen në zonat e përmbytura ndërsa pritet të dalë edhe me masa në ndihmë të popullatës së rrezikuar.

XS
SM
MD
LG