Ndërlidhjet

Situatë e tensionuar në kufirin Kirgizi – Taxhikistan


Pamje nga tensionet në kufirin ndërmjet Taxhikistanit dhe Kirgizisë
Pamje nga tensionet në kufirin ndërmjet Taxhikistanit dhe Kirgizisë

Situata përgjatë një pjese të kufirit ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit mbetet e tensionuar, pas përleshjeve të dhunshme, nga të cilat janë plagosur dhjetëra njerëz.

Të shtëna janë dëgjuar edhe sot afër fshatit kirgiz, Kok-Tash, dhe atij në Taxhikistan, Çokur, afër zonës kufitare.

Zyrtarët e Taxhikistanit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se katër shtetas të Taxhikistanit ishin plagosur gjatë të shtënave.

Afro 500 njerëz janë tubuar sot në të dy anët e kufirit dhe kanë hedhur gurë ndaj njëri-tjetrit, me ç’rast janë lënduar disa vetë dhe dëmtuar shtëpitë private.

Gratë dhe fëmijët në pjesën kirgize të kufirit janë parë duke u larguar nga shtëpitë e tyre.

Ky konflikt ka shpërthyer dje, pasi banorët e Taxhikistanit e kanë bllokuar rrugën, duke mos i lejuar taxhikët që të shkojnë në varreza.

Pastaj shtetasit kirgizë e kanë bllokuar rrjedhjen e ujit për një fshat të Taxhikistanit.

XS
SM
MD
LG