Ndërlidhjet

Mbi 2,000 migrantë kanë vdekur këtë vit në Mesdhe


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti, teksa janë munduar që të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Organizata ndërkombëtare për Migrim, ka thënë sot se numri i viktimave është më i madh se 20 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

“Është e papranueshme që në shekullin 21, njerëzit po ikin nga konfliktet, persektutimet, mizoria dhe më pas ata vdesin në prag të Evropës”, ka thënë drejtori i kësaj organizate William Lacy Swing.

Rreth 188,000 njerëz janë shpëtuar sivjet pasi anijet e tyre kanë qenë duke u përmbytur.

Ndërkaq, shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë duke udhëtuar me anije nga Libia për në ishullin italian në Sicili.

XS
SM
MD
LG