Ndërlidhjet

Bisedimet e paqes në rrezik, Poroshenko thërret gjeneralët


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka mbledhur gjeneralët e tij, veprim i cili duket oferta e fundit për të negociuar për dhënien fund të përleshjeve me rebelët pro-rusë është duke u lëkundur, derisa dhuna vazhdon të rritet.

“Ne na duhet që qartazi të bëjmë një plan për të fuqizuar mbrojtjen tonë në rast se konflikti eskalon”, u ka thënë Poroshenko anëtarëve të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, njofton presidenca ukrainase.

Sekretari i Këshillit Oleksandr Turchynov ka njoftuar se gjatë natës kanë vdekur edhe 3 ushtarë të tjerë nga sulmet me raketa. Kievi ka thënë se 4 trupa janë vrarë më 3 gusht, ndërkaq rebelët kanë njoftuar se një luftëtarë i tyre është vrarë në dy ditët e fundit.

Rritja e dhunës ndodhi para fillimit të bisedimeve të paqes në Minks të Bjellorusisë.

Bisedimet u zhvilluan më 3 gusht ndërmjet përfaqësuesve të presidencës ukrainase, rebëlëve dhe negociatorëve nga Moska.

Por këto bisedime dështuan për shkak se një separatist tha se refuzimi i Kievit për të tërhequr forcat e saj nga katër vende strategjike. Rebelët e kanë akuzuar Kievin për “sabotim” të bisedimeve të paqes.

XS
SM
MD
LG