Ndërlidhjet

FOL: Qeveria nuk realizoi gati gjysmën e aktiviteteve


Ilustrim
Ilustrim

Lëvizja FOL ka publikuar sot të dhëna për punën e Qeverisë së Kosovës në gjashtëmujorin e saj të parë.

Fidan Kalaja, nga kjo Lëvizje, ka bërë të ditur se të gjeturat nga monitorimi i 22 institucioneve tregojnë se Qeveria ka realizuar 135 aktivitete nga 240 të planifikuara, ndërsa të papërfunduara kanë mbetur 105 aktivitete.

Sipas FOL-it, Ministria e Financave ka qenë më efikasja, duke përfunduar të 17 aktivitetet e parapara, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë jotransaprente, duke mos dhënë përgjigje për katër aktivitetet e planifikuara.

Kalaja po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës, në periudhën e parë gjashtëmujore, ka përmbushur vetëm një premtim nga 160 sa janë planifikuar në planin njëvjeçar.

XS
SM
MD
LG