Rojet kufitare të Indisë dhe Pakistanit kanë shkëmbyer zjarr në rajonin e ndarë të Kashmirit.
Dy civilë indianë kanë mbetur të vrarë, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët e Indisë kanë akuzuar rojet pakistaneze se kanë shtënë të parat, duke provokuar rojet indiane që të përgjigjen.
Pakistani zyrtar nuk ka bërë ende ndonjë koment.
Armëpushimi në Kashmirin e ndarë është respektuar në masë të madhe qysh në vitin 2003, por përleshje të kohëpaskoshme me armë kanë ndodhur.