Ndërlidhjet

Gana heton rekrutimet e IS-it në universitete


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Gana po hetojnë disa universitete nën dyshimet se kanë lidhje me rekrutime për grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

"Agjentët e Shtetit Islamik kanë rekrutuar studentë pasi i kanë nxitur ata që t’iu bashkohen forumeve radikale online", ka thënë koordinatori për sigurinë kombëtare në Gana, Yaw Donkor.

Ai ka konfirmuar se dy shtetas të Ganës i janë bashkuar IS-it.

Këto janë rastet e para të tilla që raportohen.

Gana, deri më tash, ka qenë e paprekur nga militantizmi islamik.

XS
SM
MD
LG