Ndërlidhjet

Siri: Shkelje e marrëveshjes për armëpushim


Pamje e një shpërthimi në qytetin Zabadani në vitin 2012
Pamje e një shpërthimi në qytetin Zabadani në vitin 2012

Sipas një grupi monitorues, armëpushimi i arritur në një qytet sirian afër kufirit me Libanin dhe në dy fshatra, është shkelur pasi ka pasur sulme me predha.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar sot se armëpushimi ndërmjet ushtrisë së Sirisë dhe grupit libanez, Hezbollah, në njërën anë, dhe kryengritësve në anën tjetër, në qytetin Zabadani dhe fshatrat myslimane shiite, Kefraya dhe al-Foua, kishte hyrë në fuqi më 27 gusht.

Ai ishte respektuar deri mbrëmë vonë, por sot në mëngjes është shkelur, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG