Ndërlidhjet

Hollivud: Vdiq regjisori i filmave tmerrues Wes Craven


Regjisori i filmave tmerrues të prodhuar në Hollivud, Wes Craven, ka vdekur dje në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 76 vjeçare, pasi për një kohë të gjatë vuante nga kanceri i trurit.

Craven ishte i njohur për filmin e tij të vitit 1984, “Nightmare on Elm Street” (Ankthi në Rrugën Elm), që i ka pasur tetë vazhdime, regjinë e të cilave e kanë kryer edhe persona të tjerë.

Filimi i regjisorit Craven, “Scream”(Klithma) ka çuar në tri vazhdime, regjisor i të cilave ka qenë vetë Craven.

Ai, po ashtu, ishte producent ekzekutiv i filmit të ardhshëm “The Girl In The Photographs” (Vajza në Fotografi), premiera e të cilit planifikohet të shfaqet në muajin shtator në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto të Kanadasë.

XS
SM
MD
LG