Ndërlidhjet

Ukrainë: Parlamenti e shqyrton legjislacionin për decentralizim


Qindra vetë kanë protestuar sot para ndërtesës së Parlamentit të Ukrainës
Qindra vetë kanë protestuar sot para ndërtesës së Parlamentit të Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës e ka kaluar në lexim të parë legjislacionin presidencial për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të mundësohet më tepër autonomi për separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Prej 368 ligjvënësve, të pranishëm në seancën e sotme, gjithsej 265 vetë e kanë mbështetur këtë masë.

Ky legjislacion është paraqitur nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në harmoni me armëpushimin e arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë.

Në seancën e ardhshme parlamentare do të duhen së paku 300 vota për miratimin final të amandamenteve kushtetuese.

Dhjetëra ligjvënës i kanë kundërshtuar këto ndryshime dhe për një kohë të shkurtër e kanë bllokuar hapësirën para foltores së Parlamentit.

Njëherësh, jashtë ndërtesës së Parlamentit, qindra aktivistë, që kanë protestuar kundër legjislacionit të propozuar, janë përleshur me policinë.

XS
SM
MD
LG