Ndërlidhjet

Stacioni i trenave në Budapest, i mbyllur për migrantë


Budapest, 1 shtator 2015.
Budapest, 1 shtator 2015.

Stacioni kryesor i trenave në Budapest ka ndërprerë punën, për të ndaluar migrantët që të udhëtojnë nëpër Bashkimin Evropian.

Turmat e njerëzve kanë brohoritur “Gjermani”, pasi janë detyruar të largohen nga stacioni Keleti.

Stacioni më vonë është rihapur, por vetëm për jomigrantët.

Policia ka lejuar të qarkullojnë vetëm njerëzit që kanë pasur bileta, karta identiteti dhe viza përkatëse.

Zyrtarët kanë thënë se Hungaria është duke bërë përpjekje të rivendosë rregull dhe të zbatojë rregullat e BE-së.

Policia në Vjenë ka thënë se 3,650 migrantë kanë arritur të hënën nga Hungaria në stacionin e qytetit Westbahnhof.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari.

Nga aty, shumica prej tyre vazhdojnë në vendet e Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG