Gjykata në Baku ka dënuar gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova, me shtatë vjet e gjysmë burgim.
Gjykata e ka shpallur atë fajtore për shpifje, evazion fiskal, aktivitete të paligjshme biznesore dhe shpërdorim të pushtetit.
Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila ka raportuar për korrupsionin në Qeverinë e Azerbajxhanit, thotë se akuzat kundër saj janë hakmarrje politike.
Gjykimi i Ismayilovës është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore.