Ndërlidhjet

Merkel: Refugjatët duhet të shpërndahen në BE


Migrantë në Maqedoni
Migrantë në Maqedoni

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se refugjatët duhet të shpërndahen në Bashkimin Evropian sipas aftësive të shteteve anëtare për t’i pranuar ata.

“Për ata refugjatë që persekutohen ose ikin nga lufta, duhet të ketë shpërndarje të drejtë në Evropë, bazuar në fuqinë ekonomike, prodhimin dhe madhësinë e çdo vendi”, ka thënë Merkel në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy.

Merkel dhe Rajoy janë pajtuar se Komisioni Evropian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës me migrantë.

“Pajtohemi se politika unanime për azil e BE-së duhet të respektohet dhe se vendet anëtare kanë përgjegjësi këtu, por ka edhe Komisioni i BE-së. Pajtohemi se Komisioni i BE-së duhet të përcaktojë vendet e sigurta të origjinës dhe se qendrat e regjistrimit duhet të ngrihen në Itali dhe Greqi, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të BE-së. Ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, duhet të kthehen në vendet e tyre”, ka thënë Merkel.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari.

Nga aty, shumica prej tyre vazhdojnë në vendet e Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG