Ndërlidhjet

Anulohet logoja e Olimpiadës 2020


Ilustrim
Ilustrim

Logoja për Lojërat Olimpike në Tokio më 2020 është anuluar, pas akuzave se ka qenë plagjiat.

Komiteti për organizimin e lojërave ka thënë se ka pasur shumë dyshime për emblemën që do të përdoret.

Një artist belg është ankuar se dizajni i tij është vjedhur.

Ndërkaq, dizajneri i logos, Kenjiro Sano, ka pranuar se ka kopjuar materialin online për një projekt të mëparshëm.

Logoja është zbuluar vetëm muajin e kaluar dhe tërheqja e saj është një veprim shumë i pazakonshëm.

XS
SM
MD
LG