Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror u vranë 5 militantë të dyshuar


Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh
Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara i ka vrarë së paku 5 militantë të dyshuar dhe katër të tjerë i ka plagosur, në një hapësirë të largët në kufirin e Pakistanit me Afganistanin, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët pakistanezë dhe burime fisnore thanë se nga ky aeroplan janë hedhur dy raketa, me ç’rast është qëlluar kompleksi që përdorej nga militantët e jashtëm të dyshuar në fshatin Datahel, në Vaziristanin Verior.

Ky rajon është qendër e militantëve të al-Kaidës dhe talibanëve prej vitit 2000.

Për vite të tëra, me sulmet ajrore të aeroplanëve pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, janë sulmuar caqet e al-Kaidës dhe të militantëve të tjerë islamikë në Pakistan, por gjatë muajve të fundit ka pasur më pak sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG