Ndërlidhjet

Shpërthim në Latakia të Sirisë


Një veturë me bombë shpërtheu në një shesh në qytetin port Latakia të Sirisë, një vend i mbajtur fuqishëm nga presidenti i vendit Bashar Assad, duke lënë të vdekur të paktën 10 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë, njoftoi agjencia e lajmeve e Sirisë, SANA.

Ky ishte një nga bombardimet më të mëdha dhe numri më i lartë i vdekjeve në Latakia që kur shpërtheu konflikti në Siri në vitin 2011.

Pamjet televizive treguan skena ku shihej tym dhe zjarr, dëmtime në automjetet përreth dhe gjak.

Latakia ka mbetur një nga zonat më të qeta të konfliktit dhe shpërthimet kanë qenë të rralla.

XS
SM
MD
LG