Ndërlidhjet

Demokratët i kanë votat për marrëveshjen me Iranin


Barbara Mikulski
Barbara Mikulski

Demokratët në Senatin amerikanë kanë mbledhur edhe 34 votat për të cilat ata kanë nevojë për të mbajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit gjallë në Kongres, duke i dhënë presidentit Barack Obama një fitore të madhe në politikën e jashtme.

Senatorja Barbara Mikulski u bë vota vendimtare më 2 shtator, duke deklaruar se marrëveshja është mënyra më e mirë për të frenuar aktivitetet bërthamore të Iranit.

Kongresi do të votojë më vonë këtë muaj në një rezolutë, e cila është kundërshtuar në mënyrë unanime nga republikanët, të cilët e quajnë atë një dhuratë të rrezikshme për Iranin.

Obama ka premtuar se do të vë veto mbi rezolutën, nëse ajo kalon.

Marrëveshja - e nënshkruar nga Irani, Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë e tjera botërore - kufizon programin bërthamor të Iranit në këmbim të qindra miliarda dollarë, si lehtësim ndaj sanksioneve.

Në korrik, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi unanimisht marrëveshjen bërthamore, duke miratuar një rezolutë që do të heqë sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit në 90 ditë.

XS
SM
MD
LG