Ndërlidhjet

Spielberg me film të ri në muajin tetor


Steven Spielberg
Steven Spielberg

Pas 3 vjetësh që nga filmi i fundit i Steven Spielberg "Lincoln", pritjes për filmin e tij të radhës i vjen fundi në muajin tetor të këtij viti me filmin "Bridge of Spies" (Ura e Spiunëve).

Një lajm i mirë për dashamirët e filmit dhe këtij regjisori: Nuk do të ketë pritje të ngjashme për një kohë. Pasi e ka përfunduar "Bridge of Spies", Spielberg njoftoi se është duke e përpunuar edhe një film tjetër.

Spielberg, 68 vjeçar, thotë se planifikon të vazhdojë të prodhojë filma.

"Bridge of Spies", që do të ketë premierën më 16 tetor,është një kapitull i ri në histori për Spielbergun, dhe njëqë ai e njeh personalisht - Luftën e Ftohtë.

Tom Hanks ka rolin kryesor, një avokat të cilin CIA e rekruton për të shpëtuar një pilot spiun të rrëzuar në Bashkimin Sovjetik.

XS
SM
MD
LG