Ndërlidhjet

Fundoset anija me migrantë, 14 persona të vdekur


Një barkë në Indonezi, foto nga arkivi
Një barkë në Indonezi, foto nga arkivi

Një anije e drurit e stërmbushur me punëtorë migrantë që po kthehej në Indonezi nga Malajzia, u fundos duke lënë të vdekur 14 persona, njoftuan zyrtarët.

Anija, besohet se po barte 70 persona.

Zyrtarët thanë se 13 gra dhe një burrë vdiqën, ndërsa 19 persona u shpëtuan.

Ata bënë të ditur se anija u fundos për shkak të kushteve të këqija në det, jo shumë larg bregut dhe se disa aeroplanë po kërkojnë për të mbijetuar.

Mohamad Hambali, zyrtar në marinë, tha se besohet se anija ishte duke dërguar punëtorët migrantë në vendlindjen e tyre në Tanjung Balai në Indonezi.

Ai tha se ka gjasa se anija ishte e mbingarkuar, prandaj u fundos.

Incidente të tilla janë të shpeshta në Malajzi, ku mbi 2 milonë migrantë nga Indonezia punojnë ilegalisht në këtë vend.

XS
SM
MD
LG