Ndërlidhjet

Uji në Mitrovicë dhe rrethinë, i pijshëm


Ilustrim
Ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka dalë me një njoftim zyrtar se qytetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skënderajt, Zveçanit dhe fshatrave që furnizohen me ujë të pijes nga kompania rajonale e Ujësjellësit të Mitrovicës, mund ta konsumojnë ujin për pije.

“Prodhimi i ujit që del nga Fabrika e Ujit në Shipol e që furnizon me ujë për pije rajonin e Mitrovicës, është i pijshëm dhe i plotëson të gjitha kriteret sipas standardeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e publikar.

Njoftimet për helmim të dyshuar të ujit, komuna i ka cilësuar si keqinformim, duke thënë se ato kanë pasuar ndalimin e një personi në Zubin Potok, pasi “kishte hedhur në kanalizim rreth 100L të substancës që dyshohet të ketë qenë Pentan”.

“Vendi ku është hedhur kjo Substancë nuk ka asnjë lidhje me Liqenin e Gazivodës e as me kanalin e Ibër Lepencit nga ku furnizohet edhe rajoni i Mitrovicës me ujë për pije”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG