Ndërlidhjet

Varrosen dy vëllezërit Kurdi


Aylan dhe Galip Kurdi
Aylan dhe Galip Kurdi

Burri sirian i cili i shpëtoi fundosjes së anijes nga Turqia në Greqi, varrosi bashkëshorten dhe dy djemtë e tij sot në vendlindjen e tyre Kobani.

Me varrimin, Abdullah Kurdi braktisi planet për të lënë vendlindjen përsëri.

"Ai donte të shkonte në Evropë për shkak të fëmijëve", tha Suleiman Kurdi, xhaxhai i Abdullah Kurdit. "Tash ata kanë vdekur, ai dëshiron të rrijë në Kobani pranë tyre", tha ai.

Fotografia që tronditi botën, të 3 vjeçarit Aylan Kurdi, i vdekur në brigjet e Turqisë, i shtoi fokusin botës në valën e migrantëve të cilët po ikin nga lufta në vendlindjen e tyre.

XS
SM
MD
LG