Ndërlidhjet

Kopacz: KE të diskutojë për krizën me migrantë


Eva Kopacz
Eva Kopacz

Kryeministrja polake Eva Kopacz ka thënë se dëshiron që Këshilli Evropian të diskutojë mbi mënyrat për të trajtuar krizën me migrantë sa më shpejt, sepse situata do të dalë jashtë kontrollit, nëse rriten valët e migrantëve në Evropë.

Duke folur pas një takimi më 4 shtator të kryeministrave të Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke në Pragë, Kopacz përsëriti kundërshtimin e saj për kuotat e detyrueshme për zhvendosjen migrantëve që vijnë në Evropë.

"Duhet të ketë koordinim të plotë në nivel evropian. Unë do të doja që të diskutojmë skenarët në takimin e Këshillit Evropian në tetor të këtij viti, ose edhe më herët, në shtator", tha Kopacz, pas takimit të të ashtuquajturit grup të Vishegradit.

Komentet e saj vijnë në mes të trazirave me migrantë në Hungari.

XS
SM
MD
LG