Ndërlidhjet

Arabia Saudite përshëndet marrëveshjen bërthamore të Iranit


Presidenti Barack Obama dhe Mberti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz.
Presidenti Barack Obama dhe Mberti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz.

Arabia Saudite është shprehur e kënaqur me sigurinë që e ka marrë nga presidenti amerikan, Barak Obama, rreth marrëveshjes bërthamore me Iranin. Sipas tyre, kjo marrëveshje siguron paqe dhe stabilitet në Lindje të Mesme.

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka folur pas takimit ndërmjet presidentit Obama dhe Mbretit Salman, në Washington.

Adel al-Jubeir ka thënë se vendi i tij shpreson që iranianët do t'i përdorin të hollat shtesë për fondet zhvillimore në vend, e jo për aktivitetet tjera, të cilat ai i ka cilësuar si jo të mira.

Shumë analistë mendojnë se vendet e Gjirit Arab frikësohen se heqja e sanksioneve, sipas marrëveshjes së arritur në korrik, do t’i lejojë Iranit të ndjekë politika destabilizuese për rajonin e Lindjes së Mesme.

Të dy liderët kanë diskutuar edhe për kërcënimet që vijnë nga Shteti Islamik dhe zhvillimet politike në këto vende.

XS
SM
MD
LG